Kjo është një pjatë me të cilën mund të përkëdhelni pak veten pas një dite të lodhshme e të gjatë. Është e ngrohtë, e shijshme dhe shumë komode.
700 gr kungull i verdhë i pastruar
700 ml qumësht
250 gr makarona supe në formën që dëshironi
Pak koncnetrat perimesh pluhur
Pak djathë parmixhano i grirë
Vaj ulliri e.v
Përgatitja:
Venosni një tenxhere me ujë të ziejë. Sapo të marrë valë, shtoni kungullin dhe pak kripë. Ziejeni kungullin rreth 10 minuta, derisa të zbutet.
Ndërkohë, në një tenxhere tjetër shtoni qumështin dhe aromatizojeni me pak koncentrat pluhur. Sapo kungulli të jetë zier, kullojeni dhe frulojeni në mikser derisa të bëhet pure.
Më pas purenë shtojeni në tenxheren me qumësht dhe lëreni të ziejë duke e përzier herë pas here. Kur të ketë zier, shtoni makaronat e supës dhe vazhdoni ta përzieni shpesh.
Kur makaronat të kenë zier, hiqeni supën nga zjarri, shtojini parmixhanon e grirë, pak vaj ulliri dhe shërbejeni.
1.Në një enë rrihni vezët me sheqerin. Më pas shtoni miellin, sheqerin, pluhurin pjekës dhe qumështin.2.I përzieni mirë.3.Masën e krijuar e kaloni në formën specifike të kekut.4.I shtoni sipër çokokremin dhe trazojeni me lugë që të futet brenda masës.5.Futeni...
1.Pritini patatet e ëmbla në copa të gjata dhe të holla dhe hidhini në një fletë të madhe pjekje, me vaj ulliri, 1 lugë çaji spec djegës dhe kripë.2.Futini të piqen në 220 gradë për 20- 25 minuta.3.Në një...
1.Zieni spinaqin për 2 minuta, shpëlajeni, shtrydheni dhe grijeni hollë.2.Në tenxheren ku keni shtuar lëngun e mishit shtoni edhe orizin. Lëreni të ziejnë përreth 15 minuta.3.Gjatë kësaj kohe në një tigan shkrini gjalpin dhe kaurdisni qepën të grirë hollë...
Lini një koment