1.Hiqini pjesën jeshile preshit, më pas priteni më dysh për së gjati, por pa i ndarë dy pjesët. Pastaj shpëlajeni.
2.Qëroni patatet dhe lajini. Ngrohni një lugë vaj dhe pak gjalpë në një tenxhere, shtoni preshin dhe skuqeni ngadalë, në mënyrë që të mos humbasë ngjyrën.
3.Kur të bëhet transparent, shtoni patatet e grira me grirëse në copëza të mëdha, përziejini dhe më pas shtoni një litër ujë valë, kripë, një gjethe dafine dhe një kokërr karafil.
4.Pasi uji të ketë zier përsëri, shtoni 2 copat e pulës, mbulojini dhe ziejini për 45 minuta. Më pas hiqini copat e pulës, pritini në copa të vogla dhe hidhini përsëri në tenxhere.
5.Shërbejeni supën me pak piper dhe pak bukë të thekur.
1.Fillimisht vendosim lëngun e perimeve të ziejë. 2.Në një tigan të thellë me 1 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim qepën të grirë shumë hollë. Shtojmë orizin dhe e përziejmë derisa orizi të ndërrojë ngjyrë. 3.Shtojmë pak nga pak lëngun...
1.Të gjithë përbërësit i përzieni për disa sekonda në blender. 2.Sapo masa të jetë bërë homogjene, shërbejeni smoothien nëpër gota dhe shijojeni! Ruaj Recetën
1.Për të përgatitur brumin në një enë bashkoni 8 përbërësit e parë përveç miellit. Miellin e shtoni gradualisht në fund pasi të keni krijuar një masë homogjene. 2.Për të përgatitur mbushjen, në një enë rrihni pudingun pluhur dhe qumështin....
Komento