Sugjerojmë:

Supë me qiqra e oriz për një dozë të bollshme fibrash

Supë me qiqra e oriz për një dozë të bollshme fibrash

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 50 minuta

Një recetë e thjeshtë, elementare dhe pa shpenzime. Shumë e shëndetshme dhe e volitshme për t’u përgatitur, jo më shumë se në një orë, sipas recetës që do t’ju prezantojmë më poshtë:

Ingredientët

  • 250 gr qiqra
  • 100 gr oriz integral
  • 1 qepë
  • 2 karota
  • 2 degë selino
  • 1 domate ose salcë domatesh
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri e.v
  • Kripë e piper

Udhëzimet

1

Lërini qiqrat në ujë për gjithë natën. Më pas hidhini në tenxhere me presion dhe mbulojini me ujë të ftohtë.

2

Ziejini për 15 minuta nga momenti që tenxherja fillon të ‘fishkëllejë’.

3

Më pas shtoni orizin dhe pas 15 minutash të tjera, shtoni edhe qepën e selinon të prerë në feta, karotat të prera në kubikë, domaten e grirë ose salcën e holluar me pak ujë të ngrohtë.

4

Shtoni kripë dhe sapo të shihni që orizi dhe qiqrat janë zier, shtojini supës pak vaj ulliri e piper.

Lini një koment