Sugjerojmë:

Supë me thjerrëza dhe perime

Thjerrëza me perime

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Kjo supë është një mënyrë fantastike për të marrë vlerat ushqyese nga thjerrëzat. Perimet do i shtojnë ngjyrat dhe shijen kësaj pjate!

Ingredientët

  • 200 gram thjerrëza
  • 300 gram suxhuk
  • 200 gram patate
  • 100 gram presh
  • 1 litër lëng perimesh
  • 100 gram karota
  • 100 gram selino
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 3 lugë gjelle uthull
  • Majdanoz
  • Kripë, piper i zi

Udhëzimet

1

Lani thjerrëzat, i vendosni në një tenxhere me lëngun e perimeve dhe i lini të ziejnë për 20 minuta.

2

Lani dhe qëroni perimet. I prisni në kubikë të vegjël. I skuqni për disa minuta në një tigan me gjalpë. Shtoni pak nga lëngu i perimeve dhe i lini të ziejnë.

3

Shtoni majdanozin e grirë hollë dhe thjerrëzat. Shtoni edhe uthullën.

4

E lini për 10 minuta. Në fund e servirni dhe i vendosni sipër copat e vogla të suxhukut.

Lini një koment