Sugjerojmë:

Supë midhjesh me karrota dhe qumësht kokosi

Ingredientët

  • 1 kg midhje të pastruara, por me guaska
  • 2 gota lëng zarzavatesh ose verë të bardhë
  • 400 ml qumësht kokosi
  • 1 lugë kafeje salce Curry
  • 4 karrota
  • 5 qepë të njoma
  • 2 degë selino
  • 2 cm xhenxhefil i freskët
  • 2 thelpinj hudhër
  • 60 g gjalpë
  • Majdanoz i freskët
  • Kripë
  • Feta buke të zezë

Udhëzimet

1

Zarzavatet i qërojmë dhe i presim në kubikë të vegjël.

2

Vendosim në sobë një tenxhere me pak gjalpë dhe skuqim aty zarzavatet bashkë me hudhrën dhe xhenxhefilin, të cilat i shtojmë pasi i kemi shtypur me shtypësin e hudhrave.

3

Shtojmë më pas lëngun e valuar të perimeve ose verën, Curry-n dhe midhjet.

4

Pas 10-15 minutash, guaska e midhjeve do të hapet dhe në këtë moment do të shtojmë qumështin e kokosit.

5

I lëmë të marrin valë së bashku me qumështin dhe pas pak minutash fikim sobën.

6

I lëmë në tenxhere për disa minuta dhe më pas i shërbejmë me majdanoz të freskët dhe feta buke të thekura.

Lini një koment