Sugjerojmë:

Supë peshku me perime, plot shije dhe vitamina!

1 kg peshk
300 gr patate
100 gr kungull i njomë
1 spec i kuq
2 karrota
1 qepë
Selino
Kripë
Piper
Vaj ulliri

1.Në fillim lajmë e pastrojmë peshkun( që zakonisht përdoret peshk i madh dhe pa shumë dhajmë) dhe e futim në një tenxhere të ziejë bashkë me degn e selinosë.
2.I lemë të zihen në zjarr të ngadaltë deri sa të vlojnë.
3.Ndërkohë që peshku zien shtojini dhe kripën.
4.Më pas merrni perimet, pastrojini dhe pritini në copa të vogla pak a shumë në të njëjtën madhësi.
5.Vendosni tiganin në zjarr me pak vaj ulliri dhe hidhni qepën të skuqet.
6.Heqim peshkun nga vala dhe e shtojmë tek qepa e skuqur.
7.Gjithashtu shtoni dhe perimet e tjera dhe lërini të zihen për 15-20 minuta.
8.Rregullojeni për shije me kripë e piper sipas dëshirës.

Lini një koment