Sugjerojmë:

Super e shëndetshme, perime të pjekura me gjoks pule!

Qepë e kuqe
Speca të verdhë
Karrota
Gjoks pule
Domate qershi
Brokoli
Kripë, piper
Spec i kuq
Vaj ulliri

1.Në fillim lani e pastroni perimet.
2.Pastaj pritini sipas dëshirës të gjitha me rrallë.
3.Vendosni në tavën që do ti piqni sipas radhës së dëshiruar.
4.Hidhuni sipër vaj, kripë, spec të kuq ose erëza të tjera sipas dëshirës.
5.Ndërkohë merrni copat e gjoksit të pulës dhe marinojini nga të dyja anët me vaj, kripë, piper, spec të kuq dhe mbështillini secilën copë në letër alumini.
6.Futini copat e mbështjella në një tjetër tavë.
7.Të dyja tavat e mbushura futini në furrën e parangrohur në 200 gradë.
8.Lërini të piqen për 30 minuta pastaj shërbejini.

Lini një koment