Sugjerojmë:

Super sallata e ftohtë me karkaleca që duhet të gatuani sot është kjo

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
5 min
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
140
2 avokado
300 gr karkaleca të qëruar
300 gr domate qershi
0.5 qepë e kuqe
100 gr miser i zier
Borzilok
Majdanoz
Kripë
Piper
Gjysmë limoni (lengu)
1 lugë majonezë

Në tigan ngrohim pak vaj ulliri.
Hedhim karkalecat e qëruar dhe i skuqim për rreth 2 min në zjarr të fortë.
Pasi të jenë skuqur i lëmë të ftohen.
Ndërkohe presim qepen në kubikë të vegjël, domatet, avokadot dhe erëzat e freskëta.
I vendosim në një enë dhe i përziejmë të gjitha sëbashku me misrin, lëngun e limonit dhe erëzat. Shtojmë sallatës karkalecat e ftohte dhe i përziejmë përsëri.
E lemë për 10 minuta të pushojë dhe e shërbejmë sallatën e ftohtë nëpër pjata

Komento