Sugjerojmë:

Super shije! Cheesecake i pjekur me portokall

200 gr biskota (të thjeshta)
150 gr gjalpë
500 gr djathë i butë Philadelphia
100 gr pana e freskët
100 gr sheqer
2 vezë + 1 të verdhë veze
1/2 lëngu portokalli
1 pako vanilje
lëkurë portokalli

Si fillim përgatisim bazën e cheesecake. Biskotat i shtypim fort të gjitha ose i grijmë me grirësin elektrik duke shtuar edhe gjalpin në të. Marrim një tavë të rrumbullakët me diametër rreth 22-24 cm dhe i vendosim letër furri.

Hedhim në të biskotat me gjalpin. I shtypim mirë me lugë ose me dorë duke krijuar një bazë në gjithë tavën. Më pas e vendosim tavën në frigorifer përreth 30 minuta.


Përgatisim kremin sipër për cheesecake. Në një enë qelqi hedhim vezët, sheqerin, lëkurën e portokallit, vaniljen dhe lëngun e portokallit. Fillojmë ti rrahim me rrahësin elektrik. Më pas shtojmë edhe philadelphia dhe panën dhe vazhdojmë ti rrahim përsëri derisa të përzihen mirë të gjithë përbërësit.

Marrim bazën nga frigoriferi dhe i hedhim sipër kremin e përgatitur. Fusim tavën ta pjekim në furrë të nxehtë 180°C përreth një orë.


Më pas e lemë cheesecake të ftohet dhe e zbukurojmë sipër me reçel portokalli.

Lini një koment