Sugjerojmë:

Super të shijshme këto pasta me brokoli dhe fara pishe

300 gr makarona
2 lugë gjelle rikota
400 gr brokoli
4 lugë gjelle fara pishe
1 thelpi hudhër
Vaj ulliri
4 lugë gjelle djathë Pecorino

1.Ziejmë pak brokolin, aq sa të mbeten të fortë.
2.Lëngun ku ka zierë brokoli e përdorim për të zierë makaronat që të marrin erën e brokolit.
3.Ndërkohe, në një mikser përziejmë 2 lugë gjelle rikota, dy lugë gjelle me stika pishe, 4 lugë gjelle me djathë të grirë pecorino, një thelpi hudhër dhe vaj ulliri deri sa të përftojmë një masë kremoze.
4.Këtij kremi i shtojmë edhe dy garuzhde ujë nga i brokolit për ta holluar, por jo që të bëhet shumë i hollë.
5.I bashkojmë me copat e prera të brokolit dhe ia shtojmë makaronave.
6.Në fund skuqim me gjalpë dy lugë gjelle me stika pishe dhe ua shtojmë nëpër pjata makaronave.

Lini një koment