Sugjerojmë:

Tartë me karamel dhe qumësht

Veshtiresia
E veshtire
Koha gatimit
30 min
Sugjerohet për:
7 persona
Kalori:
323
1 filxhan miell
1 filxhan tërshërë
3/4 filxhan kokos të tharë
1/3 filxhan sheqer kaf
1 1/3 gota sheqer pluhur
125 gr gjalpë, i copëtuar
2 lugë shurup të artë (mjaltë industrial)
1/2 lugë çaji sodë buke
Karamel me qumësht:
395 gr qumësht të kondensuar
1/4 filxhan sheqer kaf
40 gr gjalpë
2 lugë shurup të artë

Ngroheni furrën në 180 gradë C.

Lyejeni një tavë me pak gjalpë ose vaj.

Kombinoni miellin, tërshërën, kokosin, sheqerin kafe dhe 1/3 filxhan sheqer pluhur në një tas të madh. Bëni një gropë në qendër.

Vendosni gjalpë, mjaltë dhe 2 lugë ujë të ftohtë në një tenxhere në zjarr të ngadaltë.

Gatuajini, duke e përzier herë pas here, për 4 – 5 minuta ose derisa gjalpi të jetë shkrirë.

Hiqeni nga nxehtësia dhe shtoni sodë buke.

Përziejeni përzierjen e gjalpit në përzierjen e tërshërës derisa të bashkohet brumi.

Hidhni 3-4 lugë të përzierjes së tërshërës në tavën e përgatitur.

Shtypeni në mënyrë të barabartë brumin në mes dhe anët.

Piqeni për 20 minuta ose derisa të marrë ngjyrë të artë  të lehtë.

Lëreni  20 – 25 minuta që të ftohet pak.

Ndërkohë, bëni karamelin me qumësht.

Kombinoni qumështin e kondensuar, sheqerin kafe, gjalpin dhe mjaltin në një tenxhere mesatare në zjarr mesatar.

Gatuajeni, duke e përzier vazhdimisht, për 8 – 10 minuta ose derisa përzierja të trashet dhe të bëhet e artë.

Hidheni tek tarta dhe me një spatula bëjeni të lëmuar  pjesën e sipërme të tartës.

Futeni të piqet për 10 minuta ose derisa të fortësohet.

Lëreni 30 minuta që të ftohet dhe vendoseni në frigorifer për 2 orë.

Vendosni tartën në një pjatë shërbyese.

Ndërkohë merrni 1 filxhan sheqer pluhur dhe 1/2 filxhan ujë të nxehtë dhe hidhini në një tenxhere mbi nxehtësi të ulët.

Gatuajeni duke e përzier për 3 minuta ose derisa sheqeri të tretet.

Rritni nxehtësinë në të lartë dhe lëreni të ziejë oderisa përzierja të marrë ngjyrë të artë. Vendosni mënjanë për 30 sekonda që flluskat të qetësohen.

Hidheni sipër tartës dhe shërbejeni.

Komento