Sugjerojmë:

Tava perfekte e verës me ngjala

Ingredientët

  • 1 kg ngjala
  • 2 lugë gjelle salcë domatesh të freskët
  • 2 kokrra qepë të grira imët
  • 1 gotë miell
  • 2 lugë gjelle uthull
  • ½ gotë ujë
  • 3-4 gjethe dafine
  • Kripë, piper të zi kokërr
  • Vaj ulliri ose luledielli për skuqje

Udhëzimet

1

Lani dhe pastroni mirë ngjalat.

2

I lyeni me kripë, miell dhe i vendosni për t’i skuqur në një tigan.

3

Pasi i keni skuqur i lini mënjanë. Në tiganin ku skuqët ngjalat, vendosni për të skuqur hudhrat, më pas qepën, uthullën dhe në fund salcën.

4

Pasi salca të ketë marrë një valë shtoni 1 gotë ujë. Sapo uji të marrë valë shtoni edhe ngjalat. I lini për 5-7 minuta maksimumi dhe në fund shtoni piper të zi dhe gjethet e dafines.

5

I vendosni kapakun dhe servireni të ngrohtë atëherë kur të jeni gati për ta shijuar. Ju bëftë mirë!

Lini një koment