Sugjerojmë:

Tavë me patate të zhytura në salcë limoni

5 patate të mëdha
1 tufë majdanoz e grirë imët
Për salcën: 1 lugë gjelle vaj ulliri
¼ filxhan me ujë
1 lugë gjelle me miell
1 filxhan qumësht
2 lugë gjelle lëng limoni
Pak kripë për shije

1.Qëroni patatet dhe i prisni në feta të holla rrumbullake.
2.I radhisni në një tavë sipër njëra tjetrës.
3.I shtoni sipër pak kripë dhe majdanoz.
4.Pasi i keni përzierë pak me duar, i shtoni sipër salcën.
5.Tani i fusni në furrë për 30-35 minuta derisa patatet të zbuten tërësisht. 6.Shijojini të ngrohta!

Lini një koment