Sugjerojmë:

Tavë me presh dhe mish për të lëpirë gishtat!

1 kg presh
1 qepë
200 gr mish të grirë
120ml vaj ulliri
1lugë salcë domatesh
1 koncentrate viçi
spec i kuq jo djegës
kripë
piper

1.Pastrojmë si fillim preshin duke eleminuar gjethet jeshile dhe duke mbajtur vetëm pjesën e bardhë.

2.E lajmë mirë nën ujë të rrjedhshëm dhe e presim pjerrtas në copa rreth 2cm.

3.E kavërdisim në pak vaj dhe e hedhim në tavën ku do të përgatisim recetën.

4.Në vajin e mbetur, kavërdisim qepën e prerë hollë me mishin e grirë, shtojmë lëngun e mishit (të përgatitur me koncentrate), salcën e domateve, specin e kuq, e rregullojmë me kripë dhe piper dhe e lemë të ziejë të gjithë përbërjen për 15-20 minuta.

5. I’a hedhim sipër preshit që kemi vendosur në tavë dhe e pjekim për rreth 1 orë në furrë të parangrohur në 190°C. E shërbejmë të nxehtë.

Lini një koment