Sugjerojmë:

Tavë me pulë dhe perime

Tavë me pulë dhe perime

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 350 gram fileto pule
  • 1 qepë
  • 1 spec jeshil
  • 2 gjethe selino
  • 150 ml qumësht
  • 100 gram djathë
  • 1 vezë
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Zieni fileton e pulës në ujë me kripë derisa të jetë gati.

2

Më pas e lini të ftohet disi dhe e prisni në copa të vogla.

3

Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën, specat dhe selinonë.

4

Shtoni fileton e pulës në tigan, e lini për disa minuta dhe më pas e hiqni nga zjarri.

5

E kaloni në një tavë mesatare. Në një enë bashkoni qumështin, vezët dhe djathin. Trazojeni mirë dhe shtojani sipër tavës.

6

E fusni në furrë për 15 minuta në temperaturë 180 gradë. Shijojeni!

Lini një koment