Tavë me vezë, karrota dhe brokoli, një drekë plot proteina për familjen

5-6 karrota të holla
250 gr bizele kokërr, të freskëta ose të ngrira
1 copë e madhe djathë i bardhë
Gjalpë për të lyer tavën
3 qepë të njoma
5 kokrra vezë
Brokoli
500 ml pana për kuzhinë
Arre moskat
Kripë e piper

1.Ndezim furrën në temperaturën 180° C.

2.Në një tenxhere me ujë të valuar me kripë, ziejmë për 15 minuta bizelet. I kullojmë dhe i hedhim menjëherë në një tas me ujë e akull, që të mos humbin ngjyrën jeshile.

3.Po kështu veprojmë edhe me brokolit.

4.Karotat e qëruara dhe të prera në kubikë, i hedhim në tenxheren me ujë të valuar ku kemi zier më parë bizelet dhe i lëmë të valojnë për 7-8 minuta.

5.Në një tas, rrahim vezët me rrahëse vezësh me dorë, shtojmë panën, djathin në thërrime, kripë, piper dhe arrë moskat sipas dëshirës dhe më pas i përziejmë me lugë druri.

6.Shpërndajmë në tavën e lyer me pak gjalpë, perimet e ziera dhe qepën të grirë në kubikë të vegjël, e më pas hedhim sipër përzierjen e vezëve me panën.

7.E pjekim për rreth 30 minuta ose derisa të shohim që është mpiksur dhe ka marrë ngjyrë në sipërfaqe.

Lini një koment