Sugjerojmë:

Tavë orizi me qofte dhe domate, thjesht e parezistueshme!

Për qoftet:
500 gr mish i grirë
1 qepë
1 vezë
1 lugë thërrime buke
Kripë
Piper i zi
Piper i kuq
Rigon
Për tavën:
400 gr oriz
3 speca jeshilë
3 speca të kuq
1 qepë
2 domate
800 ml ujë
Vaj ulliri

1.Si fillim përgatisni qoftet.Në një enë hidhni mishin e grirë, vezën, thërrimet e bukës, kripën, erëzat dhe i përzieni mirë.

2.Pasi masa është homogjenizuar lëreni të pushojë për 10 minuta.

3.Filloni përgatitjen për tavën. Grini imët qepën dhe hidheni në tigan bashkë me pak vaj ulliri.

4.Pasi qepa është karamelizuar shtoni domatet, kripën dhe përzijini pak.

5.Ndërkohë jepuni qofteve formën që dëshironi dhe hidhini në tavë bashkë me orizin, specat, qepën e skuqur dhe ujë të valuar.

6.Futeni tavën në furrë në 150 gradë për rreth 20 minuta.

7.Tava është gati të serviret.

Lini një koment