Sugjerojmë:

Të pjekura në furrë me lulelakër. Këto janë qoftet më të shëndetshme që keni ngrënë ndonjëherë!

Të pjekura në furrë me lulelakër. Këto janë qoftet më të shëndetshme që keni ngrënë ndonjëherë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Jo të gjithë i duan qoftet me mish të grirë. Perimet janë alternativa ideale, më e shëndetshme dhe e lehtë, për të shijuar qofte pa asnjë ndjesi faji!

Ingredientët

  • 1 lulelakër me madhësi mesatare (diku tek 500 gram)
  • 120 gram djathë i grirë grana
  • 1 vezë
  • 2-3 lugë gjelle galetë (bukë e grirë)
  • 1 tufë majdanoz të grirë imët
  • pak kripë
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Lani lulelakrën, e ndani në lule të vogla dhe e vendosni për të zierë, sa të marrë një valë.

2

Më pas e hiqni, e kulloni dhe e lini të ftohet.

3

E kaloni në një enë të madhe dhe e shtypni me një pirun. Në po të njëjtën enë shtoni djathin, vezën e plotë të rrahur, bukën, 1 majë luge kripë dhe majdanozin. I përzieni të gjitha bashkë.

4

Tani me ndihmën e një luge formoni disa qofte të vogla me dorë. E lyeni secilën para dhe mbrapa me bukën e grirë imët.

5

Tani i radhisni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine dhe e keni spërkatur me vaj ulliri.

6

I fusni qoftet në furrë në temperaturë 200 gradë. Pas 15 minutave të para duhet t’i ktheni qoftet përmbys, për t’i lënë edhe për 15 minuta të tjera.

Lini një koment