Sugjerojmë:

Të shkrihet në gojë: Sufle me çokollatë është super ëmbëlsira që ju duhet sot

150 gr çokollatë e zezë (e grirë imët)
1 lugë gjelle gjalpë
1/4 copë lëkurë portokalli (e grirë imët)
3 vezë
2 lugë gjelle miell
1/2 lugë gjelle kakao pluhur
Kripë
Shegë
Kivi
Reçel

1.Në një tigan me nxehtësi mesatare hedhim çokollatën e grirë imët dhe gjalpin.

2.I trazojmë mirë derisa të shkrihen dhe ndërkohë i shtojmë edhe disa copëza të tjera të çokollatës.

3.Shtojmë pak kripë dhe tri vezët dhe i rrahim mirë.

4.Pastaj heqim tiganin nga zjarri.

5.Në tigan shtojmë miellin dhe kakaon derisa të krijohet një masë homogjene.

6.Me ndihmën e një luge e kalojmë masën në disa forma specifike.

7.Sipër i vendosim një copë të vogël çokollate dhe i vendosim në furrë përreth 25 minuta.

8.Pasi të jetë gati e servirim në pjatë, duke i vendosur anash një fetë portokalli, pak shegë, dy feta kivi dhe një lugë kafe reçel.

9.Sipër i shtojmë pak sheqer pluhur.

Lini një koment