Sugjerojmë:

Tërshërë dhe mjaltë, maska e mbrëmjes për të gjitha tipet e lëkurës!

Çdo mbrëmje ndihemi sikur dita intensive nuk na lë të kujdesemi mjaftueshëm për lëkurën. Është e rëndësishme sidomos për fytyrën, që t’i kushtojmë rëndësinë e duhur para se të flemë.

Duhet ta çlirojmë nga pluhurat dhe bakteret që e kanë pushtuar gjatë ditës, por si? Maskat shtëpiake janë një ndihmesë e mirë në këtë drejtim.

Neps ka një sugjerim për ju:

Maska me tërshërë dhe mjaltë (për të gjitha tipet e fytyrës)

Përbërësit: 

  • 2 lugë gjelle tërshërë
  • 2 lugë gjelle mjaltë

Udhëzime:

  • Në një enë kombinoni mjaltin dhe tërshërën. I lini për 10 minuta bashkë derisa tërshëra të zbutet. Shtypeni tërshërën me ndihmën e një piruni.
  • Aplikojeni më pas maskën në fytyrë dhe e lini për të paktën 30 minuta.
  • Në fund e shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm.
  • Kjo maskë e thjeshtë do të riparojë lëkurën tuaj nga dëmtimet si rrjedhojë e radikaleve të lira, ndaj të cilave lëkura juaj është ekspozuar./neps.al 

Lini një koment