Sugjerojmë:

Thjerrëza me oriz dhe fileto peshku

Perime sipas dëshirës
Thjerrëza
Vaj ulliri
Supë pule
Salcë domatesh
Oriz
Fileto levreku
Kripë
Piper

1.Në një tigan me nxehtësi mesatare shtoni vajin e ullirit dhe perimet.

2.Trazojini mirë dhe më pas shtoni thjerrëzat.

3.Ndërkohë në një tenxhere me ujë të valuar shtoni supën e pulës.

4.Lëngun ia shtoni më pas thjerrëzave. Rregullojini me kripë e piper.

5.I lini të ziejnë dhe ndërkohë i shtoni salcën me pomoderini.

6.Në një tenxhere tjetër me ujë të valuar, shtoni vaj ulliri dhe oriz.

7.E lini derisa të ziejë dhe i kaloni thjerrëzat në një blender.

8.E merrni fileton e levrekut dhe e gatuani në avull për rreth 10 minuta.

9.Në një pjatë shtoni një garuzhde nga thjerrëzat e kaluara më parë në blender.

10.Sipër vendosni dy lugë gjelle oriz dhe fileton levrekut që gatuam në avull.

11.Sipër i shtoni vaj ulliri.

Lini një koment