Sugjerojmë:

Thjeshtë dhe shijshëm: Supë më karkaleca dhe patate

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
15 min
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
340
150 gram misër
200 gram karkaleca të qëruar
1 lugë çaji trumzë e freskët
2 patate
1 lugë gjelle gjalpë pa kripë
Kripë dhe piper

1.Në një tenxhere me pak gjalpë do të skuqni karkalecat.

2.Shtoni kripë dhe piper. Shtoni më pas 2 gota ujë dhe patatet e grira imët. I lini të ziejnë së bashku për 15 minuta.

3.I shtoni ujë herë pas herë nëse lëngu trashet. Shtoni përsëri pak kripë dhe piper. Nga fundi i shtoni misrat dhe pas 5 minutash fikni zjarrin.

4.Kur ta servirni i shtoni sipër pak trumzë të freskët. Supa është gati. Ju bëftë mirë!

Komento