Sugjerojmë:

Tonik i bërë vetë me majdanoz për fytyrat e yndyrshme

Majdanozi është një armik i fortë i yndyrës për fytyrat që vuajnë nga ajo.

Si ta përgatisni vetë një tonik? Është më e lehtë nga sa e keni menduar

Për këtë do ju nevojiten:

  1. ½ tufë majdanoz
  2. 100 ml ujë
  3. 1 lugë gjelle lëng limoni

Udhëzime:

  1. Grini imët majdanozin dhe në një enë e trazoni mirë me lëngun e limonit.
  2. Zieni ujin dhe i bashkoni të dy masat. Kalojeni në një blender dore për ta bërë një krem homogjen.
  3. Kalojeni tonikun në një enë apo shishe të vogël qelqi dhe ruajeni në frigorifer.
  4. Lani fytyrën mirë dhe aplikoni tonikun e ftohtë me ndihmën e një pambuku. Shmangni zonën afër syve. Përdoreni në mëngjes e mbrëmje.

Majdanozi është një antiseptik natyral dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Plus është i pasur me vitamina C dhe A duke e bërë atë përbërësin ideal për lëkurat yndyrore.

Lini një koment