Sugjerojmë:

Tortë me çokollatë pa miell

Tortë me çokollatë pa miell

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Të eksperimentosh në kuzhinë të jep mundësinë e përgatitjes së pjatave të shijshme, ndonjëherë të pazakonta për sa i përket kombinimit të përbërësve. Për shembull, keni guxuar ndonjëherë të bëni një tortë me çokollatë pa përdorur miell? Kjo është një tortë e përshtatshme për të gjithë sepse është pa gluten dhe mund të konsumohet edhe nga personat me intoleranca ushqimore.

Ingredientët

  • 340 gr çokollatë e zezë
  • 150 gr kakao e hidhur
  • 200 gr sheqer
  • 170 gr gjalpë
  • 3 vezë
  • Pak kripë

Udhëzimet

1

Shkrini çokollatën fondente në banjëmari dhe lëreni të vaket.

2

Zbusni gjalpin në temperaturën e ambientit dhe hidheni në një enë. Përmes një rrahëse vezësh, bashkojeni me sheqerin derisa të përftoni një masë kremoze.

3

Shtoni vezët dalëngadalë derisa të integrohen mirë tek masa, sitni kakaon dhe shtojani përziejres.

4

Ndizni furrën në 180 gradë Celsius. Lyeni një tepsi me diametër 20 cm me gjalpë. Shpërndajeni masën në mënyrë uniforme në tepsi.

5

Piqeni në furrë për 20 minuta.

Lini një koment