Sugjerojmë:

Tortë me çokollatë të shkrirë në brendësi. Ky është sekreti i vogël i saj

Tortë me çokollatë të shkrirë në brendësi

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Përgatitja e saj nuk ndryshon shumë nga ajo e kekut të zakonshëm me çokollatë, por që kjo e fundit të qëndrojë e shkrirë në brendësi, ka një sekret të vogël. Lexojeni më poshtë

Ingredientët

  • 100 gr çokollatë e zezë
  • 100 gr gjalpë
  • Pak ujë
  • 2 vezë
  • 80 gr sheqer
  • 40 gr miell 00

Udhëzimet

1

Si fillim, merrni 6 forma pjekjeje për muffin, lyejini me gjalpë dhe spërkatini me miell. Në banjëmari shkrini çokollatën e zezë bashkë me gjalpin dhe 2-3 lugë ujë. Në një enë tjetër rrihni vezët, sheqerin dhe në fund shtoni miellin, gjithmonë duke i përzier derisa të merrni një masë kremoze.

2

Bashkojeni kremin me masën e çokollatës së shkrirë dhe hidheni nëpër forma. Piqini në furrë të nxehur në 220 gradë për 10 minuta. Mos e tejkaloni këtë kohë, pasi çokollata në brendësi mund të thahet.

3

Servirini të ngrohta duke i shoqërur me akullore

Lini një koment