Sugjerojmë:

Tost francez, receta e thjeshtë me të cilën duhet të nisni ditën!

Tost francez, receta e thjeshtë me të cilën duhet të nisni ditën!

Persona: 1
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • 1 vezë
  • 40 ml qumësht
  • ½ lugë çaji kanellë
  • 2 feta bukë
  • 1 lugë gjelle gjalpë

Udhëzimet

1

Rrihni vezët, qumështin dhe kanellën së bashku. Trazojini mirë.

2

Lyeni fetat e bukës nga të dyja anët me masën që përgatitët.

3

Në një tigan skuqni pak gjalpë. Tani vendosni për të skuqur fetat e bukës.

4

I lini të skuqen mirë derisa të marin një ngjyrë kafe të artë.

Lini një koment