Sugjerojmë:

Tost me mollë dhe proshutë për një mëngjes të shpejtë e të shijshëm

250 gram proshutë e tymosur
1 mollë e prerë në feta-feta
4 feta djathë picash
4 feta bukë

1.Fetat e bukës i ngrohni për disa minuta në nxehtësi mesatare.

2.Më pas tek secila prej tyre vendosni nga një fetë mollë, 1 fetë proshutë dhe 1 fetë djathë.

3.Sipër i vendosni fetën tjetër të bukës.

4.E thekni në toster për 2-3 minuta.

5.Ndajeni përgjysmë dhe shijojeni tostin!

Lini një koment