Sugjerojmë:

Tosti më i thjeshtë dhe më i shëndetshëm që duhet të provosh këtë të shtunë!

Tost me avokado

Persona: 1
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

E shtuna erdhi dhe bashkë me të edhe dëshira për të ngrënë mirë që me mëngjes nuk duhet të mungojë. Tosti që ju sugjerojmë ju merr vetëm pak minuta kohë dhe nuk kërkon shumë përbërës.

Ingredientët

  • ½ avokado
  • dy feta bukë ose një simite sipas dëshirës
  • 1 vezë
  • kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një enë shtoni tulin e avokados. E shtypni me pirun dhe i shtoni kripë e piper.

2

Merrni simiten dhe e lyeni me salcën që përgatitët.

3

I fusni në mes vezën e skuqur dhe sapo përgatitët tostin më të shijshëm që ke provuar ndonjëherë!

Lini një koment