Sugjerojmë:

Troftë me arra, për një shije të parezistueshme!

1 kg peshk troftë
1 qepë
150 gram arra
kripë
piper i zi
piper i kuq

Qepën grijeni imët dhe skuqeni me vaj në tigan të nxehtë.

Arrat grijini imët ose shtypini.

Pasi të jetë zbutur qepa, shtoni arrat e më pas piperin e kuq dhe përziejini të gjitha bashkë.

Pasi të jetë fërguar qepa, largojeni tiganin nga zjarri.

Tavën ku do të piqet peshku lyejeni me yndyrë.

Troftën e pastruar mbusheni me arrat e përgatitura dhe vendoseni në tavë. Nëse u tepron mbushja, atëherë atë hidhjani sipër peshkut.

Në fund spërkateni peshkun edhe me pak vaj e më pas futeni në furrën e parangrohur në 200 gradë.

Piqeni për 1 orë, ndërsa pas pjekjes shërbejeni me sallatë të gjelbër e domate.

Lini një koment