Sugjerojmë:

Ushqimet e pasura me hekur që duhet të konsumoni për flokë të dendur!

Baza për një flokë të bukur nis nga ushqimet që konsumojnë dhe lëndët minerale që marim prej tyre. Hekuri është një mineral kyç në këtë drejtim, që i jep zgjidhje shumë problematikave në lidhje me flokët tanë.

Ju mund ta merrni hekurin si shtojcë, pra në formën e kapsulave, por edhe përmes disa ushqimeve të caktuara.

Hekuri është një mineral veçanërisht i rëndësishëm për flokët. Sasia e ulët e tij është një nga shkaktarët kryesorë të humbjes së flokëve. Folikula dhe rrënja e flokëve ushqehen nga një furnizim i pasur gjaku me lëndë ushqyese. Disbalanca e furnizimit me lëndë ushqyese ndikon në ciklin e rritjes së flokëve.

Produktet shtazore si:

  • Mishi i kuq
  • Mishi i pulës
  • Peshqit, japin sasi të gatshme të hekurit, për t’u përthithur nga qelizat.

Image result for food with iron

Vegjetarianët mund të rrisin dozat e hekurit duke konsumuar thjerrëza, spinaq dhe perime të gjelbra si brokoli, kale (gjethe lakre) dhe sallatë. 

Lini një koment