Sugjerojmë:

Ushqimet që duhet t’i hani tani për ta mbrojtur lëkurën nga dielli

Çokollata, vaji i ullirit, por edhe beta karoten që gjendet te karotat, apo edhe acidet yndyrore që gjenden te salmoni, apo boronicat, janë ushqimet që duhet të konsumoni për ta përgatitur lëkurën tuaj që do të ekspozohet pas pak muajsh.

Këshillat vijnë nga dermatologia Serena Lembo, nga katedra e Dermatologjisë Universitare në Salerno.

Sipas saj, është e rëndësishme që të filloni një mbrojtje me krem ose duke marrë përbërës natyralë me funksion antioksidues, që u sigurojnë kapacitetet e duhura qelizave për të neutralizuar dhe eliminuar radikalet e lira të oksigjenit, të cilat në mënyrë të pashmangshme prodhohen gjatë ekspozimit në diell.

Lini një koment