Sugjerojmë:

Vezë poshe me qepë të karamelizuara për mëngjesin e kësaj të marte

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
8 minuta
Sugjerohet për:
6 persona
Kalori:
136
6 vezë
½ qepë e madhe e grirë imët
4 lugë gjelle gjalpë pa kripë
1 lugë gjelle uthull molle
Kripë, piper për shije
Ujë

1.Për përgatitjen e qepës: Skuqni në një tigan gjalpin dhe mënjëherë shtoni qepën. 2.E përzieni mirë dhe gradualisht i shtoni pak kripë derisa qepa të bëhet transparente dhe me një ngjyrë të lehtë kafe. 3.Ndërkohë në një tigan vendosni pak ujë për të zierë. Shtoni edhe uthullën. 4.Në fillim e thyeni vezën në një tas […]

1.Për përgatitjen e qepës: Skuqni në një tigan gjalpin dhe mënjëherë shtoni qepën.

2.E përzieni mirë dhe gradualisht i shtoni pak kripë derisa qepa të bëhet transparente dhe me një ngjyrë të lehtë kafe.

3.Ndërkohë në një tigan vendosni pak ujë për të zierë. Shtoni edhe uthullën.

4.Në fillim e thyeni vezën në një tas të vogël. Më pas nga tasi e kaloni direkt në tenxhere dhe e lini për 2-4 minuta.

5.Përsëriteni këtë hap për secilën vezë.

6.Sapo veza të jetë bërë siç duhet, e merrni me një lugë dhe e servirni sipër një fete buke.

7.I shtoni pak kripë piper dhe qepët e karamelizuara.

8.Ju bëftë mirë!

Komento