Sugjerojmë:

Vezë të mbushura, super receta me të cilën duhet të nisni ditën!

6 vezë të ziera
½ avokado e qëruar
½ lugë gjelle mustardë
70 gram kos
1 ½ lugë gjelle me lëng limoni
Spec i kuq pluhur
Kripë, piper për shije

1.Prisni çdo vezë përgjysmë, hiqni të verdhën dhe e lini mënjanë tek një tas. 2.E lini tasin në frigorifer për disa kohë.
3.Ndërkohë në një tas tjetër bashkoni avokadon, kosin grek, mustardën, lëngun e limonit, kripën dhe piperin.
4.Shtoni të verdhat e vezëve dhe i shtypni me ndihmën e një piruni për të krijuar një masë homogjene.
5.Pasi e keni përzierë mirë, merrni të bardhat e vezëve dhe i mbushni me masën që përgatitët. Sipër i shtoni pak spec pluhur. Ju bëftë mirë!

Lini një koment