Sugjerojmë:

Vezë të skuqura me patëllxhanë për mëngjes

4 kokrra vezë
4 feta proshutë
2 domate
2 lugë gjelle gjalpë
2 copë patëllxhanë
4 thelpinj hudhra
2 lugë gjelle vaj

1.Presim patëllxhanët në feta të holla dhe i kriposim. I lëmë 1 orë të kullojnë lëngun.
2.I heqim lëkurën domateve, farat i shtypim dhe i hedhim në një tigan me pak vaj dhe gjalpë.
3.Shtojmë hudhrën e shtypur dhe i skuqim në zjarr të ngadaltë.
4.Skuqim lehtë patëllxhanët me pak vaj dhe i shtojmë në një pjatë. 5.Njëkohësisht skuqim me gjalpë, proshutën të prerë në feta të holla dhe i kullojmë.
6.Në yndyrë skuqim vezët sy, e kullojmë dhe e vendosim mbi patëllxhanët, ndërsa sipër hedhim në mënyrë të shpërndarë proshutën. Ju bëftë mirë!

Lini një koment