Sugjerojmë:

Waffles me çokollatë, ja receta vetëm me 4 përbërës!

468 gram miell i gatshëm specifikisht për waffle me çokollatë
1/3 filxhan me vaj luledielli
1 gotë me ujë
3 vezë të mëdha

1.Për të përgatitur këto waffles duhet të keni tosterin specifik. Në një enë shtoni miellin.
2.Gradualisht shtoni vajin dhe e përzieni me një rrahëse dore.
3.Tani shtoni vezët e rrahura.
4.Vazhdoni t’i trazoni dhe për një masë kremoze shtoni ujin.
5.Me ndihën e një garuzhdeje merrni nga masa, shtojeni tek tosteri dhe përgatisni waffles.
6.Mjaftojnë 2 minuta për t’i shijuar waffles e ngrohta duke i mbushur sipër me mjaltë dhe frutat tuaja të preferuara.

Lini një koment