Sugjerojmë:

Xhelatinë portokalli. Shoqëruese perfekte e antipastave me djathë

Perfekte si ëmbëlsirë në fund të vaktit apo për të shoqëruar djathrat, xhelatina me portokall është një recetë që bën pjesë në traditën e kulinarisë italiane dhe është një ëmbëlsirë e lehtë dhe e shijshme për t’u përgatitur me portokaj të freskë: evitoni lëngjet e frutave të paketuara.

Përbërësit:

  • Gjysmë litri lëng portokalli i shtrydhur
  • 50 gr sheqer kane
  • 2 limona
  • 2 lugë kafeje xhelatinë pluhur
  • 1 portokall për dekor
  • Vaj luledielli për të lyer format

Përgatitja:

  • Shtrydhni portokajt dhe  filtroni lëngun. Tresni xhelatinën në lëngun e dy limonave të shtrydhur.
  • Hidhini përbërësit në një tenxhere, vendosini të nxehen dhe lërini të ziejnë për disa minuta.
  • Merrni disa forma si ato të pudingut, lyejini me vaj dhe më pas hidhni përgatitjen.
  • Lërini të ftohen në temepraturën e ambientit dhe më pas futini në akull për disa orë.
  • Në momentin e servirjes, vendosini xhelatinat në pjatë dhe dekorojini me feta portokalli ose lëkura portokalli e limoni.

Lini një koment