Sugjerojmë:

Embëlsirën tënde të preferuar, përgatite vetë më mirë! Ja receta e tiramisusë

Tiramisu

Persona: 6 persona
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Embëlsirën tuaj të preferuar, tanimë mund ta përgatisni vetë!

Ingredientët

  • 4 kokrra vezë
  • 300 gr biskota
  • pak kakao pluhur
  • 100 gr sheqer
  • 500 gr maskarpone
  • 300 ml kafe e përgatitur(lëng)

Udhëzimet

1

Fillimisht ndajmë në dy tasa të verdhat nga të bardhat e vezëve dhe i vendosim veç e veç. Tek të verdhat e vezëve hedhim 50 gr sheqer duke i rrahur së bashku derisa të verdhat e vezëve të rrisin volumin dhe sheqeri të shkrijë.

2

Shtojmë më pas pak nga pak maskarponen duke e trazuar vazhdimisht me rrahësen e vezëve.

3

Rrahim të bardhat e vezëve me sheqer derisa të bëhet një marengë e fortë. E bashkojmë më pas marengën duke e shtuar pak nga pak në tasin me të verdhat e vezëve të rrahura me maskarponen. E përziejmë mirë me spatul ose lugë druri derisa kremi të jetë njësuar plotësisht.

4

Në një tavë ku do të përgatisim tiramisunë fillimisht shtrojmë një bazë me kremin e përgatitur. Lagim biskotat me kafe dhe i vendosim njëra pas tjetrës mbi bazën e kremit. Mbulojmë biskotat me një shtresë të trashë kremi. Vendosim përsëri një shtresë të dytë me biskota të lyera me kafe.

5

I mbulojmë përsëri biskotat me një shtresë të trashë kremi. Në fund i shtojmë kakao pluhur.

6

E vendosim tiramisunë në frigorifer për disa orë që të ngurtësohet.

7

Pas kësaj mund ta shijoni ëmbëlsirën së bashku me të afërmit tuaj!

Lini një koment