Sugjerojmë:

Gjëja më e mirë që mund të bëni këto ditë është kjo limonadë e freskët shalqini

Ingredientët

  • 300 gram tul shalqini
  • lëngu i 2 limonave
  • 2 gota me kuba akulli
  • 3 lugë gjelle sheqer
  • 3 lugë gjelle ujë

Udhëzimet

1

Shalqini duhet prerë në feta dhe më pas në kubik të vegjël. Pastrojini mirë nga farat.

2

Të gjithë përbërësit kombinohen në një blender.

3

I përzieni mirë dhe më pas e kaloni limonadën në një kanë. Ruajeni në frigorifer.

4

Shijoni nga një gotë sa herë të keni etje!

Lini një koment