Sugjerojmë:

Këtë supë pule me arra dhe hudhër do ta shijoni pafund

Ingredientët

  • 1 pulë (e prerë në copa)
  • Lëng pule (i pulës që do ziejmë)
  • 40 gr gjalpë
  • 80 gr arra
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 lugë gjelle uthull
  • 2 lugë gjelle miell
  • Kripë
  • Piper i kuq

Udhëzimet

1

Lajeni pulën dhe priteni në copa. Vëreni të ziejë me kripë dhe piper dhe ruani lëngun për supën.

2

Në një tenxhere të thellë skuqni miellin me gjalpë derisa të marrë ngjyrë dhe me pas shuajeni me lëngun e pulës duke e përzierë që të mos krijohen kokrriza.

3

Në një tas përzieni arrat me 2 thelpinj hudhër dhe shtojani supës.

4

Lëreni lëngun të ziejë për 3-4 minuta derisa të trashet.

5

Ndërkohë futini në furrë sa të marrin ngjyrë copat e pulës.

6

Pasi supa të ketë zierë, në një tigan skuqni për 1 minutë 1 lugë gjalpë me pak piper të kuq.

7

Kur të jetë tretur shtojani këtë përgatitje supës.

8

Shërbejeni supën të ngrohtë të shoqëruar me një copë pulë dhe me uthull.

Lini një koment