Sugjerojmë:

Levrek me caviar

800 gr – 1kg levrek
1 limon i madh
60 gr qepë të njoma (bishtat)
50 ml vaj ulliri
Kripë e piper të zi
80 gr ullinj të zinj
20 gr majdanoz të grirë
20 gr kopër të grirë
40 gr caviar Avruga

Si fillim rregulloni filetot e peshkut dhe më pas priteni në copa të vogla.
Shtrydhni limonin dhe ruani lëngun.
Gjithashtu grini ullinjtë në copa të imta.
Në një tas të madh hidhni peshkun me kripë e piper (të pagatuar).
Shtoni dhe lëngun e limonit dhe përzijeni mirë peshkun.
Lëreni rreth 3 minuta që të piqet pak në limon.
Pas pak shtoni produktet e tjera, qepë, kopër, majdanoz, ullinj dhe vaj ulliri.
Lëreni dhe 3-4 minuta të tjera dhe hidheni një pjatë të thellë shërbimi.
Mund ta shërbeni me një unazë gatimi si në foto.
Sipër i hidhni caviar-in.
Mund ta shoqëroni me verë të bardhë ose shampanjë.

Lini një koment