Mjafton një vezë dhe pak bukë për një pjatë të shëndetshme, ekonomike dhe ‘low cost’
E dini që buka e mbetur mund të riciklohet në mënyra të ndryshme dhe të shijshme? Bëhet fjalë për një pjatë tipike rustike, të varfër, të thjeshtë, por shumë e shijshme. Më poshtë do të lexoni për një recetë të shijshme që përdor bukën e ndenjur.
Përbërësit për 4 persona:
4 vezë
4 feta bukë e ndenjur
2 presh
50 gr gjalpë
600 ml ujë
1 ½ lugë kafeje kripe
Piper
Përgatitja:
Prisni preshtë dhe pritini në feta të holla.
Shkrini gjalpin në një tigan të madh ose tenxhere, shtoni preshtë dhe skuqini, më pas shtoni ujin. Shtoni kripë dhe lërini të ziejnë.
Kur uji të ketë zier, thyeni vezët dhe më pas shtojini një nga një në ujin ku po ziejnë preshtë: kujdesuni që të mos prishen. Gatuajini njësoj si vezët poached, për të paktën 5 minuta.
Sistemoni fetat e bukës në pjata dhe sipër shtojuni përzierjen me ujë e presh për t’u zbutur dhe në fund nga një vezë tek secila. Shtoni piper sipas dëshirës dhe shërbejini në tavolinë.
Në një tenxhere hedhim ujë dhe sapo të marrë valë shtojmë kripën dhe makaronat. Në një tigan me pak vaj ulliri vendosim 2 thelpinj hudhër dhe pak majdanoz që të aromatizohet vaji sa më mirë. Shtojmë më pas frutat...
•Përveç gjalpit përbërësit e tjerë i bashkojmë në një tas dhe pastaj i hedhim në një tepsi ku lyejmë pastaj petët një e nga një. •Shtroni petë, hidhni gjalpin dhe mos i shtypni me presion petët. •Pjekja të bëhet...
•Pastroni gjethet e rrushit dhe vendosi në ujë të vluar derisa të ndryshojnë ngjyrë. •Shpërlajini me ujë të ftohtë dhe lërini të kullojnë, qe t’i keni gati për të mbështjellë japrakët. •Në fillim kaurdisni me vaj ulliri qepët dhe...
Lini një koment