Sugjerojmë:

Panacota me fruta që të freskoheni në këtë vapë

Ingredientët

  • Fruta sipas dëshirës (mollë, kivi, mjedra, manaferra, portokall etj) të prera në kubik
  • 500 ml pana
  • 100 gram sheqer
  • 10 gram xhelatinë
  • 1 lugë kafe vanilje pluhur
  • lëngu i një limoni
  • 2 lugë gjelle sheqer

Udhëzimet

1

Si fillim lani frutat, i qëroni dhe i prisni në kubik të vegjël.

2

I kaloni në një tas të madh, i shtoni dy lugë gjelle sheqer, lëngun e 1 limoni, i përzieni mirë dhe i lini në frigorifer për të paktën 30 minuta.

3

Në një tenxhere me zjarr të ulët ngrohni panën. Sapo të marrë një valë shtoni sheqerin gradualisht dhe vaniljen.

4

Ndërkohë duhet të fusni xhelatinën në një tas me ujë të ftohtë.

5

Pas 5 minutash e fikni zjarrin dhe shtoni brenda xhelatinën që duhet ta keni shtrydhur më parë.

6

E përzieni edhe njëherë masën dhe me ndihmën e një garuzhdeje e shpërndani në 6 tasa në mënyrë të barabartë.

7

I fusni në frigorifer dhe i lini të paktën 1 orë.

8

Më pas i nxirrni dhe i dekoroni sipër me frutat tuaja të preferuara. Ju bëftë mirë!

Leave a Reply