Sugjerojmë:

Qofte me mish viçi e derri të gatuara në lëng

Qofte me mish viçi e derri të gatuara në lëng

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Një pjatë e dytë mishi, e shijshme dhe shumë e vlerësuar: qoftet me mish viçi e derri janë të thjeshta për t’u përgatitur e për t’u aromatizuar me erëza të grira. Gjithashtu gatimi në lagështi i bën ato të lehta e të buta. Është pjata ideale për çdo rast, shërbehen të ftohta, kështu që mund t’i përgatisni disa orë përpara drekës ose darkës.

Ingredientët

  • 300 gr mish viçi i grirë
  • 100 gr mish viçi i grirë
  • 1 vezë
  • 80 gr djathë asiago ( i ngjashëm me kaçkavallin)
  • 1 qepë
  • 8 gjethe sherebelë
  • 1 dl verë e vardhë
  • Pak sheqer
  • Pak arrë moskat
  • Pak kanellë
  • Pak miell
  • Pak kripë
  • Pak piper
  • 1 dl uthull e bardhë
  • 4 kokrra dëllinje
  • 1 thelpi hudhër
  • Pak vaj kikriku
  • Vaj ulliri e.v

Udhëzimet

1

Përgatisni brumin e qofteve. Përzieni në një enë mishin e viçit, mishin e derrit, vezën, djathin e grirë, pak arrë moskat, pak kanellë pluhur, kripë e piper. Formoni qofte në madhësinë e qershive.

2

Skuqni qoftet. Kalojini qoftet në miell një nga një dhe skuqini në vaj të bollshëm kikiriku për 3-4 minuta. Kullojini mbi një letër thithëse dhe vendosini mbi një pjatancë.

3

Përgatisni përbërësit e tjerë. Qëroni qepën, priteni përgjysmë dhe më pas në feta të holla. Shtypni dhe qëroni hudhrën, lani dhe thani gjethet e sherebelës. Shtypni lehtë kokrrat e dëllinjës me një çekiç kuzhine.

4

Kompletoni recetën. Shtoni qepën e grirë në një tigan me 3 lugë vaj ulliri e.v, hudhrën, sherebelën e dëllinjat për 5 minuta. Shtoni kripë e piper. Shtoni 1 dl uthull të bardhë, 3-4 lugë ujë të ngrohtë dhe pak sheqer. Lërini për 8-10 minuta në zjarr të mesëm. Hiqeni hudhrën dhe hidheni lëngun në një enë së bashku me qoftet. Lërini në frigorifer për 3-4 orë më pas hiqini dhe shërbejini në temperaturën e ambientit.

Lini një koment