Sugjerojmë:

Qofte orizi me proshutë dhe mozzarella

Qofte orizi me proshutë dhe mozzarella

Koha e përgatitjes: 45 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Doni të provoni variante alternative të qofteve me mish? Mundësitë e të zgjedhurit janë të shumta, tradicionale ose inovative: mund të provoni qoftet me oriz dhe djathë, me oriz dhe ragu, ato vegjetariane ose me salsiçe. Janë të gjitha shumë të shijshme, por sot do të përgatisim variantin me proshutë dhe mozarella. Perfekte si antipastë dhe finger fond.

Ingredientët

  • 400 gr oriz i zier me shafran
  • 100 gr porshutë e pjekur
  • 5 vezë
  • 1 top mozarella
  • Pak miell
  • Pak peksimadhe (bukë e thekur e grirë)
  • Vaj për skuqje

Udhëzimet

1

Prisni djathin mozzarella në kubikë prej 2 cm dhe lërini të kullojnë në një letër kuzhine për të paktën 20 minuta. Prisni edhe proshutën në kubikë prej 1 cm. Hidhni orizin e ftohur në një enë dhe përziejeni me 2 vezë të cilat i keni rrahur pak paraprakisht.

2

Përgatisni qoftet. Merrni sasi jo shumë të mëdha orizi dhe me duar të lagura, formoni sfera në madhësinë e arrës. Hapni një vrimë në qendër të secilës prej sferave dhe vendosni aty 1 kubik mozzarella dhe dy kube proshutë, më pas rrotullojini sferat për t’i mbyllur përsëri.

3

Merrni 3 vezët e mbetura dhe rrihini me pirun. Hidhni miellin në një pjatë dhe peksimadhet në një pjatë tjetër. Kalojini qoftet e orizit në miell si fillim, më pas tek vezët dhe në fund tek peksimadhet.

4

Skuqini në vajin e nxehur për 3-4 minuta duke i rrotulluar herë pas here. Duhet të marrin ngjyrë të artë në sipërfaqe. Vendosini më pas në një letër thithëse për t’u larguar vajin e tepërt.

Lini një koment