Sugjerojmë:

Sipas ekspertëve, kjo është pajisja e kuzhinës që nuk do të pendoheni kurrë që e keni blerë

Nëse edhe ju jeni të apasionuar pas gatimit, atëherë me siguri do të keni sirtarë e dollapë të tërë të mbushur me pajisje kuzhine që ndonjëherë.. hmmm… thjesht janë të kota.

Pra përveçse zënë hapsirë që mund të shfryëzohej fare mirë për diçka tjetër, këto pajisje janë dhe një shpenzim i kotë parash. Megjithatë, sipas ekspertëve të kuzhinës, ekziston një pajisje e vogël dhe e pakushtueshme, të cilën nuk do të pendoheni kurrë që e keni blerë.

Bëhet fjalë për pajisjen që heq bërthamat e qershive. Kjo vegël e vogël do të jetë arma juaj e preferuar këtë verë, veçanërisht nëse jeni adhurues të qershive dhe gatimeve që i përfshijën ato.

Heqësja e bërthamave të qershive do t’ju shkurtojë drastikisht punën nëse doni të përgatisni një ëmbëlsirë me qershi  dhe jo vetëm kaq. E njëjta pajisje mund të përdoret më së miri edhe për ullinjtë dhe voila, i kuseni vetes një proces goxha të bezdisshëm.

Lini një koment