Supë indiane. Recetë që largon zemërimin, ankthin e frikën
Një recetë që kombinon 5 shije në një pjatë të vetme dhe është në gjendje të luftojë emocionet negative. E thjeshtë për t’u përgatitur, kjo supë mund të serviret si e ngrohtë, ashtu edhe e ftohtë.
Keni ankth dhe frikëra të caktuara? Lulelakra favorizon acidet që ndryshojnë gjendjet emocionale, xhinxheri është erëza kundër zemërimit; ëmbëlsia e patates vepron kundra frikës; korianderi vepron kundra trishtimit, kurse qumështi i sojës me shije të kripur lufton ankthin.
Ngrohni në zjarr të ulët një lugë vaj ulliri dhe skuqni aty katër qepë të vogla dhe 15 gr xhinxher të freskët të qëruar e të prerë në feta.
Shtoni një lugë shafran Indie, një lugë kumin dhe një lugë koriandër të bluar.
Përziejini dhe shtoni 6 thelpinj hudhër të prerë përgjysmë, 350 gr degëza lulelakre dhe 350 gr patate të prera në kubikë.
Shtoni gjysmë litri brodo pule të përgatitur në shtëpi, shtoni pak kripë dhe lëreni të ziejë me kapak për gjysmë ore.
Frulojeni supën në mikser dhe shtoni një gotë qumësht soje.
Ngrohni 2 lugë gjelle vaj në një tigan mbi nxehtësinë mesatare dhe skuqni qepën butësisht për 10-12 minuta. Shtoni hudhrat dhe specin djegës dhe gatuajeni për 1 min. Hidhni domatet dhe sheqerin dhe i kriposni sipas shijes. Ziejini...
Ngrohni furrën në 200C. Në një sipërfaqe të lyer pak me miell, hapeni brumin në pak më të vogël se një drejtkëndësh A4. Rrëshqiteni në një tepsi, lyejeni me vezën e rrahur dhe gatuajeni për 20 minuta ose derisa...
Ngroheni furrën në 200C. Në një tavë pjekje rregulloni copat e pulës, copat e qepës, hudhrën, fetat e limonit, shpargujt dhe bizelet në një shtresë të vetme, më pas spërkatni mbi to rigon, spërkatini me vaj ulliri dhe shtoni...
Lini një koment