Sugjerojmë:

Supë kungujsh me panxhar dhe kos

1 kg kunguj
1 qepë e madhe
800 ml lëng pule
100 gr patate
50 gr presh (vetëm pjesa e bardhë)
50 ml vaj ulliri
Kripë dhe piper
100 gr kos
Tul lime nga 1 lime
Trumzë e prerë imët

Supa:
Në një tigan hedhim qepën me vajin e ullirit, kripë dhe piper.
Përzijini dhe shtoni ngadalë kungujt dhe patatet e prera në kubikë të vegjël.
Lërini të skuqen 2-3 minuta dhe shtoni lëngun e pulës.
Vërini të ziejnë deri sa patatet të jenë zier.
Pasi supa ka zier lëreni të ftohet dhe kalojeni në blendër deri sa të bëhet kremoze.

Panxharët:
Shpëlani mirë panxharët.
Vendoseni panxharin në një letër alumini bashkë me të gjithë ingredientët e mësipërm.
Fërkojeni mirë me to dhe mbështilleni me letrën e aluminit.
Futeni panxharin e mbështjellë në furrë në 170 gradë C për rreth 1 orë deri sa të zbuten.
Pasi janë pjekur nxirrini nga letra, qërojini dhe pritinë në katrorë vegjël si në foto.

Për salcën e kosit:
Kulloni kosin deri sa të mos ketë më lëng.
Hidheni në një tas dhe shtojini trumzën, tulin e lime, kripë dhe piper për shije.
Pasi të gjitha të jenë gati shërbejni si në foto.

Lini një koment