Sugjerojmë:

Supë me patate, e shijshme dhe plot vlera ushqyese!

Supë me patate

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 45 minuta

Një supë e lehtë në përgatitje dhe me një kosto ekonomike. Përse mos ta përgatisim këtë të shtunë?

Ingredientët

  • 300 gram patate
  • 100 gram presh
  • 1 litër lëng pule
  • 2 thelpi hudhre
  • 1 lugë kos
  • 1 lugë gjalpë
  • 3 lugë vaj tartufi
  • 2 limonë
  • 1 qepë
  • 1 qepë e njomë
  • 100 ml vaj ulliri
  • 1 arrë moskat
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Pastrojmë dhe qërojmë patatet, preshin, qepën, hudhrat. Patatet i presim në kubikë, ndërsa qepët dhe hudhrat i grijmë hollë.

2

Shtojmë në tenxhere vaj ulliri dhe shtojmë qepët, preshin, hudhrat. I përziejmë.

3

Shtoni patatet dhe i skuqim për pak minuta.

4

Shtojmë lëngun e pulës, kripën, piperin, arrën moskat të grirë dhe vajin e tartufit.

5

E lëmë supën të ziejë për 45 minuta.

6

E kalojmë në një blender dore ku shtojmë lëngun e limonit dhe kosin. Supa është gati. Ju bëftë mirë!

Lini një koment