Sugjerojmë:

Sushi me kastraveca, një variant ndryshe i recetës klasike japoneze

Sushi me kastraveca, një variant ndryshe i recetës klasike japoneze

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 2 kastraveca të mëdha
  • 1 filxhan me oriz të gatuar
  • 4 shirita me salmon të tymosur
  • Disa feta avokadoje
  • Speca të kuq të prera në shirita
  • 1 karotë e prerë në shirita të hollë

Udhëzimet

1

Orizi gatuhet sipas instruksioneve në paketim. Mos e përzieni gjatë gatimit, sepse orizi na duhet i ngjeshur.

2

Kastravecat i ndani përgjysmë.

3

Me ndihmën e një luge u hiqni tulin dhe farat.

4

Mbusheni kastavecin në fillim me orizin e gatuar.

5

Pastaj filloni dhe ngjeshni salmonin, avokadon, specat dhe karotën. Në fund i shtoni prapë oriz.

6

Kastraveci duhet të jetë i mbushur plot.

7

Kështu veproni edhe me kastravecat e mbetura.

8

Përdorni një thikë dhe filloni e prisni kastravecat me trashësi 2 cm.

9

I vendosni në një pjatë dhe mund t’i shoqëroni me majonezë pikante ose salcë soje sipas dëshirës.

10

Ju bëftë mirë!

Lini një koment