Sugjerojmë:

Tagliatele me proshutë dhe shparguj

1 pako tagliatele
Shparguj
Gjysëm gotë verë të bardhë
2 lugë gjalpë
300 gr proshutë
Kripë
Piper
Djathë që shkrihet

1.Pastroni shpargujt nga fijet, lajeni dhe vendoseni në ujë me kripë të ziejë për 2 minuta.

2.Më pas pritni për së gjati dhe ndajini në mes.

3.Më pas kalojini për 3-4 minuta në gjalpë në zjarr të ulët.

4.Shuaji me gjysmë gotë verë të bardhë dhe pasi të ketë avulluar vera shtoni edhe proshutën.

5.Në ujin që ziejini asparagët, shtoni taliatelet dhe ziejini për dy minuta dhe më pas kalojini në tigan.

6.Shtoni kripën, piperin dhe djathin.

Lini një koment